image Në këtë orë do të ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

Kosovë

Në këtë orë do të ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç’rast në impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit.

Në orën 14:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

“Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/