Policia e Shkodrës raportohet se ka identifikuar autorin e ekzekutimit të 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, që ndodhi mbrëmje e së dielës.
Mediat në Shqipëri raportuan se ai është një person me të kaluar kriminale dhe rezulton i shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në darkë. 7 herë është qëlluar në vendin e ngjarjes me pistoletë nga autorët ndërkohë që 5 predha plumbi pistoletë ka marrë viktima pas atentatit me armë zjarri.
Pikërisht tek arma e krimit dhe motori i djegur në lagjen Guerrila është shpresa e vetme e grupit hetimor, duke shpresuar në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit.
Sa i takon pistave të hetimit, ato po zhvillohen në dy drejtime, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.