image Zbulohet një plantacion i kanabisit në Prishtinë, arrestohet një person

Siguri

Zbulohet një plantacion i kanabisit në Prishtinë, arrestohet një person

news image

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gllogovicë të komunës së Prishtinës, pasi që i njëjti dyshohet për kultivimin e bimëve narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bënë të ditur policia, operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ku është bastisur një shtëpi në fshatin Gllogovicë të komunës së Prishtinës, e banuar nga një shtetas i Shqipërisë me dyshimin se po kultivon dhe përpunon bimë narkotike të kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përreth nuk është gjetur asgjë, ndërkaq në një pyll afër një përroi është gjetur një plantacion i mbjellë dhe i punuar me kanabis sativa me 31 bimë të kultivuara kanabis sativa me gjatësi 2.40 metra, disa mjete për ujitje dhe një pompë dore për spërkatje të bimëve.

I dyshuari për këtë vepër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po iniciohet si “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”./GazetaSinjali/