Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë në Prishtinë, është përuruar një mozaik prej qeramike me emblemën e policisë.
Mozaiku ka dimensione 6 metra katrorë dhe do të jetë i përhershëm në këto ambiente të Policisë
Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherësh organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tregoi më shumë detaje për punën që e ka bërë, teksa tha se iu janë dashur afër 2 javë për ta përfunduar.
Ndërkaq, zëdhënësi, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë./Gazeta Sinjali/