image Zbulohet lista, Benzema lojtari më produktiv në Evropë këtë sezon

Futboll

Zbulohet lista, Benzema lojtari më produktiv në Evropë këtë sezon

news image

Karim Benzema është duke e shijuar sezonin më të mirë në karrierën e tij futbollistike, shkruan Sinjali Sport.

Sulmuesi francez ka qenë kyç në skuadrën madrilene këtë sezon, duke e ndihmuar ekipin me shumë gola e asiste që kanë bërë që Reali të ketë pozitën e parë në La Liga si dhe të sigurojnë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kompania numër një e statistikave ‘Squawka’ së fundi ka zbuluar listën e lojtarëve më produktiv në Top pesë ligat e Evropës.

Karim Benzema prin i pari me numrin më të lartë të pjesëmarrjes së golave, i pasuar nga Robert Lewandowski, Mohamed Salah, Kylian Mbappe e Christopher Nkunku.

Sa i përket vetëm shënimit të golave, prin bindshëm sulmuesi polak i Bayernit, me plot 31 gola të realizuara.

/GazetaSinjaliSport/