Mediat iraniane kanë publikuar fotot e 4 personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Sipas Iran International ata janë autorët të disa sulmeve kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.
Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që i atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të Microsoft. Informacioni u vodh dhe shërbimet publike u ndërprenë nga hakerat iranianë, sepse Shqipëria strehon një grup opozitar, shkruan media iraniane.
Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj.
Sipas informacionit të marrë nga firma e sigurisë kibernetike Backdoor, kreu i luftës kibernetike të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është një person i identifikuar si Hamidreza Lashkarian (Lashgarian) 61-vjeçar, me banim në Teheran, pedagog universitet. Ai ka një histori të përfshirjes në operacione të ndryshme të inteligjencës së IRGC-së kundër lundrimit komercial dhe aktiviteteve të tjera klandestine.
Vitin e kaluar, një grup i quajtur Sayyad Project kishte shënjestruar aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Një grup kibernetik anti-Iran i quajtur Lab Dookhtegan ose Read My Lips zbuloi identitetin e personit që drejtonte sulmin kibernetik si Mohammad-Bagher Shirinkar.
Pseudonimi i tij është Mojtaba Tehrani, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjen e tij me IRGC.
Vëllai i tij Mhammad-Hossein Shirinkar është gjithashtu një nga aktorët kryesorë në grupin Sayyad. Ai thuhet se është kreu i Inspektoratit të Inteligjencës së IRGC, sipas Lab Dookhtegan.
Një operator tjetër është Mehdi Hashemi Tughraljardi i cili është kunati i vëllezërve Shirinkar. Ai është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA dhe drejtor i përgjithshëm i një kompanie dixhitale në Teheran./Euronews.al