Një banderolë e veçantë që tërhoqi vëmendjen mbrëmë në stadiumin “Air Albania” ku luhej ndeshja Shqipëri-Angli, ishte ajo ku shkruhej “Hiqni duart nga Kosova”.
Banderola është produkt i grupit të tifozëve Ilyrian Elite, që me shumë gjasa i drejtoheshin pikërisht kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratave të tij për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ilyrian Elite janë shfaqur për të parën herë në stadium para dy vitesh, në ndeshjen Itali-Shqipëri, duke hedhur flakadanë në fushë dhe ndërprerë lojën për disa minuta.