image Zbulohet identiteti i të riut që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Emshir

Siguri

Zbulohet identiteti i të riut që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Emshir

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një ngjarje të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një i ri i moshës 32-vjeçare u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir).

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë njoftuar se personi i cili u gjet pa ndjenja e që më pas u konstatua vdekja e tij, është Lind Ibrahimi nga Gjilani.

Sinjali mëson se për identitetin e të ndjerit kanë mësuar nga shoku i tij i cili i njoftoi për rastin, pasi që viktima nuk kishte asnjë mjet identifikues me vete.

Burimet thonë se shoku i Lindit kishte thirrur për ndihmë në Emergjencë, pasi këtij të fundit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes, konstatoi se personi 32-vjeç, kishte ndërruar jetë.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacione, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/