image Zbulohet i dyshuari që e fshehu drogën në oborrin e shkollës fillore në Pejë

Siguri

Zbulohet i dyshuari që e fshehu drogën në oborrin e shkollës fillore në Pejë

news image

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas gati dy javësh ka arritur të arrestojë të dyshuarin që kishte fshehur substanca narkotike në oborrin e një shkolle në Pejë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari më 30 mars kishte fshehur dy qese të mbushura me substanca narkotike – marihuanë në oborrin e shkollës “Ramiz Sadiku”.

Pas hetimit të rastit, i dyshuari është identifikuar dhe është prangosur sot në Pejë. I njëjti është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

Ndaj tij është hapur rasti si “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/