image Zbulohet i dashuri i ri i Teas

Bota e Yjeve

Zbulohet i dashuri i ri i Teas

news image

Tea ka nisur një lidhje të re, lajmin e ka konfirmuar vetë ajo pak javë më parë.

Ndërkohë, vetëm së fundmi, Tea ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku është pyetur rreth lidhjes së re.

“Single je akoma”, i ka shkruar një ndjekës, teksa Tea i është përgjigjur me një “Jo” të prerë.

Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë.

Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, “iconstyle.al” ka siguruar foton dhe videon e parë të çiftit. Mbrëmjen e djeshme ata e kanë kaluar në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre dhe pas daljes janë fotografuar bashkë të kapur për dore. Siç duket Tea ndjehet shumë komode në lidhjen e saj të re, aq sa nuk ka frikë të dalë hapur përkrah partnerit të saj.

Madje vetë ajo ka postuar në Instagram një foto me partnerin, ku shihet vetëm një pjesë e vogël e trupit të tij.

Nga ana tjetër nuk dihen ende detaje të tjera për lidhjen e tyre dhe ndoshta Tea do të presë që t’i zbulojë vetë pak nga pak të gjitha.  /Gazeta Sinjali/