Është zbuluar identiteti i autorit të ngjarjes së rëndë që u shënua ditën e sotme në Fier.
Siç raporton topchannel, Erdis Rapi, është autori i cili për motive të dobëta ka goditur për vdekje babanë e tij, 52-vjeçarin, shtetasin Dh. R.
Tch njofton se të dy personat e sipërpërmendur vuanin nga probleme të shëndetit mendor.
Debatet kanë nisur për motive banale dhe fillimisht, janë zënë me grushte e më pas djali e ka goditur me shkop në kokë të atin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babanë e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë. Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/