image Zbulohet dieta që përdori Adele për të humbur peshë

Këshilla/ Zbulohet dieta që përdori Adele për të humbur peshë

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore Adele, ka humbur aq shumë peshë, saqë në fotot e fundit të publikuara nga festa e ditëlindjes së Drake, dukej e transformuar totalisht.

Por, cili është sekreti i këtij fiziku? Mediat shkruajnë se Adele ka mbajtur një dietë që quhet “Dieta e Sirtfood”, e cila përfshinë ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.

Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejohen të marrin deri në 1500 kalori.

Këngëtarja ka punësuar edhe një trajner personal në Los Angeles për ta ndihmuar me ushtrimet fizike.

“Ajo bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates. Ajo gjeti një rutinë që po funksionon për të dhe po e shijon atë më shumë”, ka thënë një burim për mediat e huaja./Gazeta Sinjali/