Prodhuesi kryesor në botë i diamantëve Alrosa, cetëm pak ditë para Vitit të Ri 2020, kompania ka zbuluar një diamant të madh. Guri i çmuar i përket kategorisë më të pastërt të diamantëve, prej 190.77 karat.
Diamanti u zbulua në republikën Siberiane të Yakutia të Rusisë në orët e para të 25 dhjetorit. Sipas të dhënave paraprake, guri gjendet aty prej rreth 2 miliardë vitesh, por një ekzaminim i mëtejshëm do të përcaktojë edhe moshën e saktë.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Alrosa, Evgeny Agureev tha se natyra ka qenë shumë bujare këtë vit, me “surpriza” të jashtëzakonshme, siç është diamanti në formë zemre, i cili gjithashtu u zbulua nga ndërmarrja para Ditës së Shën Valentinit.
Në fillim të këtij viti, kompania kryesore ruse për zbulimin e diamanteve zbuloi dhe diamantin Matryoshka të pazakontë, i cili ka një perlë që lëviz lirshëm brenda një kristali më të madh, që i ngjan kukullës tradicionale ruse. /Gazeta Sinjali/