image Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë rikthimin në punë

Sociale

Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë rikthimin në punë

news image

Kryetari i aksionarëve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imer Restelica tha se vazhdimisht kanë pasur probleme me KEK-un, pasi siç tha ai, i ka lënë pa punë mbi 160 punëtorë dhe familje.

Ai tha se kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që punëtorët ta vazhdojnë punën.

Kompania e KEK-ut ka shpallur një padrejtësi ndaj neve, ne jem mbi 160 punëtorë dhe familje, prej viti 2003 jemi duke u larguar prej KEK-ut. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është vazhdimi i punës për punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut“, tha Restelica.

Ai tutje shtoi se kanë pasur vështirësi edhe me herët me këto kontrata, duke shtuar se janë të dënuar në këtë aspekt.

Selime Bytyqi, punëtore e kësaj kompanie tha se kërkojnë një përgjigje nga institucionet.

“Para një muaji kemi ardhur këtu dhe kemi protestu, kemi hyrë brenda katër veta dhe na kanë premtuar një përgjigje, mirëpo nuk ka përgjigje fare. Kemi ardh prapë me protestu sot, mirëpo po thonë që nuk është askush brenda. Kështu kemi mbet pa punë, na kanë ndërprerë thëngjillin, punëtorët kemi mbet rrugëve”, tha ajo.

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” kanë filluar sot protestën për shkak se, sipas tyre, KEK-u ua ka ndalur punën.

Ata kanë deklaruar se po kërkojnë nga KEK-u të drejtat e tyre që i kanë të garantuara me ligj dhe jo lëmoshë.

/GazetaSinjali/