image Kompania 'Pastrimi' nuk do grumbullojë mbeturinat, s'kanë ku t'i zbrazin ato

Sociale

Kompania ‘Pastrimi’ nuk do grumbullojë mbeturinat, s’kanë ku t’i zbrazin ato

news image

Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka njoftuar se për shkak të mbylljes së deponisë nga Kompanie për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, KMDK nuk do të mund t’i zbrazë më kamionët.

E pasi zbrazja e kamionëve është e pamundur, si pasojë, nuk do ketë grumbullim të mbeturinave në komunat ku operon kjo kompani.

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të mbylljes së deponisë nga e KMDK-së, kamionat e Kompanisë “Pastrimi” nuk munden të zbrazen. Si pasojë e kësaj mbeturinat në Komunën e Prishtinës dhe Komunat tjera ku operon Kompania “Pastrimi” nuk do të grumbullohen. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo kompani përfshinë mbledhjen e mbeturinave në: Prishtinë, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Drenas, Fushë-Kosovës dhe Graçanicë.

/GazetaSinjali/