image Pas 32 vitesh, “Air France” niset nga Tirana, fluturime dy herë në javë - Sinjali

Pas 32 vitesh, “Air France” niset nga Tirana, fluturime dy herë në javë

news image

Një nga kompanitë më të mëdha evropiane “Air France” ka nisur fluturimet nga Shqipëria.

Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Rinasi.

Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Zëvendëspresidenti i “Air France”, Oltion Çarkaxhija, njoftoi se si fillim do ketë dy fluturime në javë.

“Air France” kryen fluturime në mbi 300 destinacione. Për t’u përgjigjur kërkesave të kompanive evropiane ka nisur edhe zgjerimi i terminalit të aeroportit, shkruan Euronews.al.

Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në fund të muajit korrik pritet të përfundojnë edhe punimet.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin