Këngëtari i njohur kolumbian me famë botërore, Maluma, do të performojë në shtetin e Shqipërisë.
Artisti do të performojë më 14 mars në sheshin “Nëna Terezë”, në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Malumës, e cila mbanë datat e turneut muzikor të tij.
Krahas performancës së artistit, ju mund të takoheni dhe të bëni foto me të duke i blerë biletat “Meet & Greet”, të cilat kushtojnë 370 dollarë./Gazeta Sinjali/