image Zbulohet data kur iPhone 13 pritet të dalë në treg, dizajni dhe çmimi

Telefona

Zbulohet data kur iPhone 13 pritet të dalë në treg, dizajni dhe çmimi

news image

Iphone 13 raportohet se pritet të lansohet rreth datës 24 shtator. Për të gjithë përdoruesit e “Apple”, që janë në pritje të lansimit të këtij Iphone tani më dihet se lansimi është shumë afër, pra në sezonin e zakonshëm të hedhjes në treg të produkteve të reja, për dallim nga Iphone 12 që u lansua në tetor, për shkak të pandemisë që e vonoi linjën e prodhimit.

Ekskluzive e Iphone 13 është që do të jetë me 5G dhe do të ketë një identifikim biometrik të përditësuar me “finger touch ID” dhe skanim të fytyrës më të shpejtë dhe të saktë se sa më parë, duke lejuar dhe njohjen e tipareve të fytyrës kur kemi maskë.

 Gjithashtu, ngjyrat e dhe cilësia e ikonës do të jenë më të mirat që kemi parë deri tani, veçanërisht në ambjente të ndriçuara shumë ose pak.

Sa i përket kamerave, paraprakisht në faqet teknologjike nënvizohet se do të ketë informacione për “upgrade” të rëndësishme, si dhe do të ketë opsione të reja elektronike për aplikacionin që do ua bëjnë më të lehtë përditshmërinë si “Apple ID” ku do të mund të ruani elektronikisht dokumentat tuaj të identifikimit, si leja e drejtimit apo certifikata e vaksinës.

Një problem që haset në Iphone është qëndrueshmëria e baterisë, ku thuhet se bateria e Iphone 13 do të jetë më e mira e prodhuar ndonjëherë që do të zgjasë për më shumë orë.

Po ashtu si iphone 12 do të ketë 4 modele të iphone 13 dhe kornizat rreth ekranit do të jenë shumë të ngushta.

Çmimi i Iphone 13, nuk pritet të ketë ndryshim nga iphone 12, ku do të fillojë nga 699 dollarë për modelin bazë, për të shkuar tek 799, 999 dhe respektivisht 1099 dollarë.

Iphone si gjithmonë do të variojë në masë, teksa do të ketë një model mini me ekran 6.1 inch, dhe një model MAX.

Ndërkaq sa i përket memorjes, si zakonisht opsionet do të fillojnë nga 64 gb në 512 gb, teksa ka thashetheme se mund të ketë dhe një model me 1 TB, por kjo ende nuk konfirmohet zyrtarisht. /GazetaSinjali/