image Lansohet iPhone 15, ndryshime të mëdha në kamerë - këto janë çmimet në treg

Telefona

Lansohet iPhone 15, ndryshime të mëdha në kamerë – këto janë çmimet në treg

news image

Apple ka lansuar të martën në mbrëmje sipas kohës lokale serinë e re të iPhoneve, iPhone 15 dhe Apple Watch 9.

Seria e re është e disponueshme në katër versione: iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

iPhone 15 ka disa lloje ngjyrash e dimensionesh. Do të ketë me ngjyrë rozë, të verdhë, të gjelbër, të zezë dhe të bardhë. Për herë të parë, iPhone do të ketë kornizë titani në vend të çelikut në modelet Pro dhe Pro Max. Po ashtu ndryshime të mëdha ka edhe në kamerë, që siç u përshkrua nga Apple, “është një sistem krejtësisht i ri për foto dhe video”. 48 megapixel është kamera e iPhone 15.

Image

Telefoni ka çip A16, që konsiderohet “dukshëm më i shpejtë”. Ka edhe përmirësime në bateri.

Është hera e parë që një telefon i Appleit do të ketë port USB-C.

Çmimet:

iPhone 15: Duke nisur nga 799 dollarë (çmim i pandryshuar nga seria e kaluar)

iPhone 15 Plus: Duke nisur nga 899 dollarë (çmim i pandryshuar)

iPhone 15 Pro: Duke nisur nga 1,099 dollarë (100 dollarë më shtrenjtë)

iPhone 15 Pro Max: Duke nisur nga 1,299 dollarë (200 dollarë më shtrenjtë)

Përmirësime të dukshme ka pasur edhe në Apple Watch Series 9. Ndryshimi më rrënjësor është se nëse jeni të zënë me njërën dorë, ju mund ta hapni një telefonatë, ta ndalni alarmin, ta lëshoni ose ta pauzoni muzikën në Apple Watch me vetëm njërën dorë. Mjafton të prekni dy herë gishtin tregues dhe gishtin e madh në dorën ku e mbani Apple Watchein. Do të jetë i disponueshëm në ngjyra të ndryshme. Apple Watch SE do të kushtojnë (299 dollarë), Apple Watch Serie 9 (399 dollarë), ndërsa Apple Watch Ultra 2 (799 dollarë).

Image

/GazetaSinjali/