Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) i cili ka thyer rekordet e shikueshmërisë me tre sezonat e deritanishme, po vjen me sezonin e katërt.
Data në të cilën do të publikohet sezoni i katërt i serialit është 3 prilli i vitit 2020.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, nga llogaria e këtij seriali.
“As profesori s’mund të planifikojë për kaq shumë kaos”, është shkruar në videon e publikuar nga La Casa de Papel në Instagram./Gazeta Sinjali/