“The Athletic” ka zbuluar prapaskena mjaft interesante të kalimit të Granit Xhakës në Arsenal.
Siç shpjegon “The Athletic”, Arsenali vendosi të nënshkruante me mesfushorin zvicerian në vend të Kantes, sepse tarifa shtesë që kërkonte agjenti i francezit konsiderohej tepër e madhe.
Kjo ndodhi në vitin 2016, periudhë kjo kur Kante ishte shpallur kampion i Premierligës me Leicesterin, ndërsa Granit Xhaka po shkëlqente gjithashtu me Borussia Monchengladbach.
Ai kishte treguar paraqitje mjaft dinjitoze me skuadrën e tij, Leicesterin, i cili arriti të bënte historinë duke fituar sezonin 2015-2016.
Mirëpo, në fund gjithçka dështoi dhe kështu Arsenali vendosi të hidhej në sulm për të marrë shërbimet e Xhakës, me këtë të fundit që vesh akoma fanellën e Arsenalit.