Roma synon fitoren e radhës në duelin ndaj Sampdorias, transmeton Sinjali Sport.
Giallorossi do të luajë ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Serie A, si dhe të fundit për këtë vit në shtëpi.
Kryeqytetasit italian luajnë në shtëpi në ‘Olimpico’, ndaj Sampdorias, nga ora 18:30.
Vendasit me 31 pikë të grumbulluara kanë pozitën e gjashtë, derisa mysafirët me 19 në vendin e 15-të.
Përbërjet janë zbuluara, ku në bankën rezervë te Roma është mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.
Roma (3-5-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Cristante, Mkhitaryan, Vina; Zaniolo, Abraham.
Sampdoria (4-4-2): Falcone ; Bereszynski, Yoshida, O. Colley, Augello; Candreva, Ekdal, Silva, Askildsen; Gabbiadini, Caputo. /Gazeta Sinjali Sporti/