Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”.
Suedia arriti që të marrë fitore të madhe ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, ku edhe fitoi me rezultat 3-0.
UEFA disa ditë përpara ndeshjes ka publikuar edhe gjyqtarët kryesorë për këtë takim.
Marco di Bello do jetë gjyqtari kryesorë pranë asistentëve si Daniele Bindon dhe Alberto Tegoni.
Gjyqtari i katërt do jetë Rosario Abisso, derisa për VAR-in do kujdesen Paolo Valeri me asistentin Alessandro Costanzo.
Më 9 tetor do të zhvillohet takimi mes Suedisë dhe Kosovës me fillim nga ora 18:00.