image Zbardhet operacioni: Si i zbuloi policia 3 nga të kërkuarit për vrasjen e Nikulajt

Shqipëri

Zbardhet operacioni: Si i zbuloi policia 3 nga të kërkuarit për vrasjen e Nikulajt

news image

3 nga 6 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin janë kapur.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se policia britanike ka rënë në gjurmët e 3 të shpallurve në kërkim nga telefonat celular, pasi ishin njoftuar edhe nëpërmjet letërprosive të dërguara pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin, teksa dyshohet se dhe 1 nga 3 të shpallurit në kërkim ndodhet në Londër. Sa i përket ekzekutorit portugez, Ruben Saraiva, burimet thonë se nuk ndodhet në Britani.

Ka dyshime të forta se pas ngjarjes, Saraiva është larguar si këmbësor drejt shtetit grek. Tashmë pritet dhe nisja e procedurave për ekstradimin e të arrestuarve, Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt nga Britania në Shqipëri ku do të përballen dhe me akuzat.

Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.

Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë me shtetësi britanike. Dy shtetas të tjerë britanik, mes tyre një vajzë, si dhe portugezi Ruben Saraiva janë ende në kërkim.

/GazetaSinjali /