image Zbardhet misteri i vrasjes në Mirditë, i riu u vra nga shoku i ngushtë!

Rajon

Zbardhet misteri i vrasjes në Mirditë, i riu u vra nga shoku i ngushtë!

news image

Është identifikuar autori i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor.

Mësohet se autori i krimit është Gjovalin Alia, mik i ngushtë i viktimës.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirditë.

Kanë qenë banoret e zonës ata të cilët e kanë gjetur rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit. Kjo lë për të dyshuar edhe për kohën dhe ditën kur mund të jetë kryer vrasja./Gazeta Sinjali/