image Zaracin: Serbia e Kosova duhet të vendosin nëse duan ta pranojnë propozimin franko-gjerman

Rajon

Zaracin: Serbia e Kosova duhet të vendosin nëse duan ta pranojnë propozimin franko-gjerman

news image

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin, ka thënë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin nëse duan të pranojnë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Danas.

Zaracin tha se Kosova dhe Serbia nuk do të dënohen nëse e kundërshtojnë planin sepse siç tha ai, politika ndërkombëtare nuk funksionon në atë mënyrë.

“Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen. Franca dhe Gjermania nuk do të bëjnë asgjë të keqe, ne po përpiqemi të lehtësojmë zgjidhjet. Në fund, zgjidhjet duhet të bien dakord, janë vendet tuaja dhe përgjegjësia juaj. Ne po përpiqemi të jemi e dobishme, për t’i çuar gjërat. Por në fund të fundit varet nga vendimi i njerëzve në Serbi dhe Kosovë, natyrisht”, tha i dërguari gjerman.

I pyetur për formimin e Asociacionit, Zaracin tha se çdo propozim dhe marrëveshje në lidhje me Asociacionit duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe pa shkelur Kushtetutën e Kosovës .

“Është e rëndësishme të fillohet si një diskutim, për t’u sqaruar. Dhe unë e di që ka një frikë të madhe për këtë temë në Kosovë. Ju siguroj se është e nevojshme të lëvizim në këtë temë. Por, natyrisht, askush nuk dëshiron rezultat që cenon pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe që cenon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, tha Zaracin.

Ai shtoi se për formimin e Asociacionit është rënë dakord në vitin 2013 dhe se “ne duhet të vazhdojmë në atë drejtim”.

/GazetaSinjali/