image Ylli vazhdon me fitore, mposht edhe Bashkimin

Basketboll

Ylli vazhdon me fitore, mposht edhe Bashkimin

news image

KB Golden Eagle Ylli ka vazhduar me formë të mirë në stinorin pranveror, duke regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën ’13 Qershori’ ka përfunduar me rezultatin 96-73.

Te vendasit u dalluan Mitchell Wilbekin me 25 pikë dhe Samir Zekiqi me 23, kurse te mysafirët nga Prizreni u dallua Endrit Hysenagolli me 24 pikë.

Pas kësaj fitore, Ylli tani ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, kurse Bashkimi renditet një pozitë më poshtë me 24 pikë.

/Sporti në Sinjali/.