KB Golden Eagle Ylli ka vazhduar me formë të mirë në stinorin pranveror, duke regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën ’13 Qershori’ ka përfunduar me rezultatin 96-73.
Te vendasit u dalluan Mitchell Wilbekin me 25 pikë dhe Samir Zekiqi me 23, kurse te mysafirët nga Prizreni u dallua Endrit Hysenagolli me 24 pikë.
Pas kësaj fitore, Ylli tani ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, kurse Bashkimi renditet një pozitë më poshtë me 24 pikë.