image Ylli i Arsenalit, Saka ndihmon 120 fëmijë nigerianë të kryejnë operacione të ndryshme për t'ia ndryshuar jetën

Futboll

Ylli i Arsenalit, Saka ndihmon 120 fëmijë nigerianë të kryejnë operacione të ndryshme për t’ia ndryshuar jetën

news image

Bukayo Saka është bashkuar me organizatën bamirëse “BigShoe” për të mbuluar 120 operacione që ndryshojnë jetën për fëmijët në Kano, Nigeri.

Ylli i Arsenalit, prindërit e të cilit vijnë të dy nga Nigeria, u bashkua me bamirësinë për të ndihmuar në ndryshimin e jetës së fëmijëve që të gjithë vuanin nga sëmundje të tilla si herniet inguinale, herniet e kërthizës dhe tumoret e trurit.

Duke folur për lidhjen e tij me BigShoe, Saka tha: “Ndihem i bekuar që jam në një pozicion ku mund të kontribuoj për ta bërë jetën e fëmijëve më të lehtë dhe më të mirë përmes këtyre operacioneve.”

Anësori i Arsenalit është aktualisht në Katar me Anglinë duke u përgatitur për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2022 kundër Iranit.

/GazetaSinjaliSport/