Arsenali ka marrë një lajm jo të mirë gjatë ditës së sotme.
Ndonëse ende nuk është konfirmuar nga klubu, burime të afërta me klubin londinez raportojnë se anësori Reiss Nelson ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.
“Reiss Nelson përballet me disa muaj jashtë fushës me një dëmtim. Një goditje frustruese për anësorin në një moment kyç në karrierën e tij në Arsenal“, ka shkruar korrespodenti James Benge.
Reiss Nelson facing a couple of months on the sidelines with a quad injury, I'm told. A frustrating blow for the winger at a pivotal moment in his Arsenal career.
— James Benge (@jamesbenge) August 11, 2022
Anglezi thuhej se ishte lënë i lirë të largohej nga skuadra në formë huazimi këtë verë, ndërsa lëndimi i tij tani do t’ia ndryshojë planet teksa do të vazhdojë rehabilitimin në Londër.