KB Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të madhe në udhëtimin në Mitrovicë.
Suharekasit kanë mposhtur Trepçn me rezultat 71-68 në Minatori.
Ndeshja u përcoll me rezultat të ngushtë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë që pas katër çerekëve dy skuadrat të shkojnë në vazhdime.
Pas vazhdimeve, suharekasit u treguan më të përqëndruar ku arritën të fitonin ndeshjen.
Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte padyshim Henrik Sirko i Yllit, ku ishte edhe koshashënuesi më i mirë i kësaj ndeshje, me 18 pikë, duke shtuar edhe 8 kërcime e një asistim.
Ndërokohë te mitrovicasit, Mikhaile Tmusic ishte lojtari më i dalluar, ku realizoi 18 pikë, përfshirë 7 kërcime e një asistim.
Pas një krize rezultatesh, Ylli regjistron tani fitoren e dytë me radhë në kampionat dhe të tretën në total pas javës së 7-të.
Ndërkohë kjo është humbja e dytë e Trepçës, pas asaj të pësuar ndaj Pejës në javën e 3-të.
Mitrovicasit vazhdojnë të mbajnë aktualisht pozitën e parë në tabelë, kurse Ylli ngritet në pozitën e katërt.