Si shumë artista të tjerë edhe Ylli i muzikës shqipe, Yll Limani që një kohë të gjatë po i kalon pushimet në jugun e Shqipërisë.
Madje, aty është parë edhe me Loredanën.
Foto të bukura, pamje të mahnitshme, por jo gjithçka duket të ketë shkuar së mbari për Yllin.
Për ‘syrin e keq’, Ylli është aksidentuar dhe ka përfunduar në spital.
Gjatë një loje me gurë, ai ka çarë pjesën mbi vetull për çka është dashur të intervenohet nga mjekët me qepje.