image “Ylberi i Prishtinës” mbledh rreth 500 valltarë nga rajoni

Kosovë

Kulturë/ “Ylberi i Prishtinës” mbledh rreth 500 valltarë nga rajoni

news image

Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tash e 17 vjet.

Festivali ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot në Prishtinë. Fillimi i festivalit u shënua dje me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”.

Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.

Festivali organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.