image Yjet e “Frozen” lavdërojnë interpretimin e “Let It Go” të vogëlushes në një strehë bombash

Botë

Yjet e “Frozen” lavdërojnë interpretimin e “Let It Go” të vogëlushes në një strehë bombash

news image

Ylli i “Frozen”, Idina Menzel ka postuar një mesazh në Twitter për vogëlushen që këndoi këngën hit të filmit, “Let It Go”, derisa strehohej në një bodrum në Ukrainë.

Videoja, ku shfaqet një vajzë e quajtur Amelka, u bë virale pasi u postua në Facebook nga ukrainasja, Marta Smekhova.

“Ne ju shohim. Ne ju shohim vërtet,” shkroi Menzel në Twitter.

Edhe kompozitorja e këngës, Kristen Anderson-Lopez ka postuar një mesazh drejtuar “Vajzës së vogël me zërin e bukur”.

“Unë dhe burri im e shkruam këtë këngë si pjesë e një historie për shërimin e një familjeje në dhimbje. Mënyra se si e këndon është si një truk magjik që përhap dritën në zemrën tënde dhe shëron të gjithë ata që e dëgjojnë”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/