image Aktorja Yllka Gashi njoftoi filmdashësit se “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë gjermane nga kjo datë

Film

Aktorja Yllka Gashi njoftoi filmdashësit se “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë gjermane nga kjo datë

news image

Aktorja e njohur, Yllka Gashi ka thënë se filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë gjermane, nga data 8 shtator.

Ky është edhe një tjetër sukses i filmit kosovar që trajton jetën e grave të Krushës së Rahovecit, pas luftës.

“Filmi ynë “Zgjoi” ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane. Nga data 8 Shtator do të keni mundësi ta shihni në shumë kinema në qytete të ndryshme në Gjermani”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Për më shumë informata rreth datave të shfaqjes së filmit vizitoni faqen e distributorëve. https://jip-film.de/hive “, njoftoi ajo.

Nder të tjera, gjatë këtyre ditëve në disa nga shfaqjet e filmit do të jenë prezente autorja e filmit Blerta Basholli dhe znj. Fahrije Hoti – inspirimi i filmit “Zgjoi”, ka thënë aktorja.

/GazetaSinjali/