image Nëndetësja Titan pas tragjedisë e ngjet filmin “Titanic” në 10-shen më të mirë në Amazon Prime

Film

Nëndetësja Titan pas tragjedisë e ngjet filmin “Titanic” në 10-shen më të mirë në Amazon Prime

news image

Pas tragjedisë së fundit që ndodhi me nëndetësen ‘Titan’ , filmi Titanik u ngjit në dhjetëshen më të mirë në Amazon Prime.

Filmi për historinë tragjike të dashurisë, ku në rolin kryesor Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, të cilët luajnë Rose dhe Jack, tregojnë një histori të bukur dhe tragjike dashurie, e cila ndodhi në bordin e Titanikut, pavarësisht diferencave të tyre socio-ekonomike.

Ky film u rikthye për 25 vjetorin e tij në shkurt dhe është një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave .

“Titanic”  i cili tregon historinë për udhëtimin fatkeq të anijes  “RMS Titanic” e cila u mbyt në Oqeanin Atlantik të Veriut në vitin 1912 fitoi popullaritet akoma më të madh pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan, gjatë rrugës për të parë mbetjet e po kësaj anije, duke marrë kështu jetën e CEO Stockton Rush, veteranit të marinës franceze Paul-Henri Nargeolet, miliarderit britanik Hamish Harding, biznesmenir pakistanez Shahzada Dawood dhe djalit i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

/GazetaSinjali/