Xhuli bën rrëfimin e saj në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka folur rreth familjes së saj e cila u shpreh se është krenare që i takon asaj familje.
Sipas saj prindërit e saj e kanë edukuar shumë mirë përkundër kushteve që nuk i kanë pasur.
Ajo tha se ekonomikisht kanë qenë shumë keq pasi prindërit e saj i kishin larguar nga puna.
Kjo më pas i kishte detyruar të largoheshin nga Kosova.
Gjatë asaj kohe, Xhuli shpjegoi se kishte infeksion në sy.
Kur janë larguar nga Kosova, ajo tha se ishin larguar vetëm me 20 marka të gjermanit dhe 30 vezë të ziera.
Më pas ajo ka treguar për sfidat e saj jetësore pas largimit.