image Xhuli: Ish i dashuri më ka shënuar në letër 87 emrat e femrave që ka pasur lidhje me to

Bota e Yjeve

Xhuli: Ish i dashuri më ka shënuar në letër 87 emrat e femrave që ka pasur lidhje me to

news image

Xhuli Nura përveç dinamikave të shumta në të cilat përfshihet shpesh ka bërë edhe deklarata të habitshme rreth jetës së saj personale.

Edhe së fundmi banorja e Big Brother VIP Kosova ka folur rreth një ish të dashuri me të cilin kishte lidhje më shumë se dy vjetësh.

Teksa tregonte për marradhënie e tyre, ajo zbuloi se nga xhelozia e madhe ai i kishte shkruar emrat e ish të dashurave të tij në mënyrë që të ishte transparent me të.

Xhuli madje tregoi edhe një detaj interesant rreth tij, duke thënë se i njëjti i ka shkruar emrat 87 të dashura që kishte pasur para saj.

“Ish i dashuri im në Londër që e kisha, për të ishte katastrofë dhe nuk mund ta paramendonte që ti mund ta kesh një Instagram me shumë ndjekës. I kam thënë se edhe ai kishte historitë e tij. Aq ishte xhelozia e madhe sa që mi ka shkruar në letër të gjithë emrat e ish të dashurave të tij, si i kishte mbajtur në mend 87 apo se di sa”, ka thënë Xhuli ndër tjera.

Kujtojmë që Xhuli brenda shtëpisë së famshme krijoi një raport dashurie me një tjetër banorë, Atdhe Xharavina marrëdhënie kjo që nuk zgjati shumë, pas kësaj ai u eliminua nga BBVK.

/GazetaSinjali/