Në moshën 78-vjeç ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer. Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar gazeta gjermane Bild.
Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë. Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.
Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar shumë figura të njohura të futbollit botëror dhe të vendit tonë.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe futbollisti Xherdan Shaqiri, i cili ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.