image "Xhebrailat" i bëjnë kërkesë kryetarit të Komunës që dita e enjte të jetë pushim për të gjithë qytetarët e Suharekës

Futboll

“Xhebrailat” i bëjnë kërkesë kryetarit të Komunës që dita e enjte të jetë pushim për të gjithë qytetarët e Suharekës

news image

Ballkani është 90 minuta larg historisë, për të siguruar grupet e Ligës së Konferencës.

Suharekasit triumfuan në ndeshjen e parë finale të “Play-Off”, duke e mposhtur në udhëtim Shkupin me rezultat 2-1.

‘Portokallinjtë’ do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 25 gusht, të enjten – në ditën kur do të përcaktohet se cila skuadër do t’i përbëjë grupet në Ligën e Konferencës.

E për këtë ditë, tifogrupi i qytetit të Suharekës “Xhebrailat” i kanë bërë kërkesë Kryetarit aktual të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që dita e enjte të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga tifogrupi.

/GazetaSinjaliSport/