image Xhamajka e njeh Pavarësinë e Kosovës

Kosovë

Diplomaci/ Xhamajka e njeh Pavarësinë e Kosovës

news image

Shteti i Xhamajkës e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi përmes një postimi në Twitter, tha se për këtë njohje është njoftuar nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Lajmi i mrekullueshëm. Sapo jam njoftuar nga ambasadorja jonë, Vlora Çitaku, që Xhamajka e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. E di që kjo është rezultat i punës së palodhshme dhe lobimit të disa viteve, duke përfshirë edhe amabasadorin Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingston”, ka shkruar presidenti.

Kjo është njohja e 117 e Pavarësisë së Kosovës. Kujtojmë që njohja e parafundit erdhi më 15 shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. /Gazeta Sinjali/