Xhaketa e veshur nga ish-astronauti, Buzz Aldrin, i cili udhëtoi drejt Hënës vite më parë, është shitur në një ankand në Nju Jork për 2.8 milionë dollarë.
Buzz Aldrin e kreu udhëtimin e tij drejt hënës, në 1969 dhe xhaketa e tij është një prej 69 gjërave personale që 92-vjeçari ka vendosur t’i shesë.
Aldrin është ish-astronauti i vetëm i gjallë. Ai besohet se xhaketën që nxorri në ankand, e mbajti veshur në pjesën më të madhe të udhëtimit të tij.
Pas shitjes së gjërave tjera personale, Aldrin ka fituar një total prej 8.2 milionë dollarëve, shkruajnë mediat ndërkombëtare.