image Xhemperi i Kurt Cobain i palarë 30 vjet dhe i djegur me cigare, shitet për mijëra dollarë
[wp-story id="814678"]

Muzikë

Nirvana/ Xhemperi i Kurt Cobain i palarë 30 vjet dhe i djegur me cigare, shitet për mijëra dollarë

news image

Një xhemper i leshtë i djegur me cigare dhe i palarë për 3 dekada është shitur në ankand për 334.000 dollarë.

Lideri i grupit “Nirvana”, Kurt Cobain, e veshi xhemperin gjatë performancës së grupit në MTV “Unplugged” në 1993, shkruan Gazeta Sinjali.

Veshja e Cobain thuhet se është xhemperi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand.

Rokeri arriti sukses kolosal pas formimit të grupit “Nirvana” në vitin 1987. Por ai luftoi me famën, depresionin dhe varësinë nga droga.

Cobain vrau veten në prill 1994 në moshën 27-vjeçare. /Gazeta Sinjali/