Pas shumë spekulimeve se do t’i bashkohej Romës këtë verë, megjithatë Xhaka ka vendosur që të rinovoj kontratën me Arsenal.
AS Roma ishin pranë marrëveshjes me Arsenal, pasi praktikisht kishte një marrëveshje mes klubit italian dhe lojtarit, megjithatë oferta e romakëve në drejtim të Arsenalit ishte një shifër që klubi londinez assesi nuk u pajtonte.
Ekipi italian i kishte ofruar 12 milionë euro me tre milionë të tjera në formë të bonueseve skuadrës së “Gunners”, megjithatë londinezët kërkonin shumë më tepër se kaq, dhe kështu ky transferim nuk u realizua.
Sidoqoftë, tani e ardhmja e Xhakës është bërë e ditur. Ai ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2025, ka kuptuar ‘Football London’.
Graniti ka realizuar 221 paraqitje me Arsenalin në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola, e regjistruar 20 asistime. /Gazeta Sinjali Sporti/