Tre futbollistët e Arsenalit, Granit Xhaka, Oleksandr Zinchenko dhe Rob Holding janë sfiduar për përmendjen e numrin më të lartë të shteteve teksa kanë qenë duke zhongluar me top.
Sfidën e parë e pranoi mesfushori Granit Xhaka, i cili numëroi 12 shtete teksa bënte zhoglime.
E dy shtetet e para të cilat ai i renditi, ishin Shqipëria dhe Kosova, për të vazhduar edhe me 10 të tjera.
Round the 🌎 with #ArsenalFC players 🤯
— Sportsbet.io (@Sportsbetio) April 11, 2023
Watch Gunners name the countries while juggling in this fun video 📽️#Sportsbetio #COYG #BelieveTheHype pic.twitter.com/BNKIrztzqH
Sfidën e fitoi mbrojtësi Rob Holding, i cili bëri 15 zhonglime me top teksa përmendi aq shtete.