Arsenali u ndal me barazim ndaj Sportingut të Lisbonës si mysafir, në ndeshjen e parë të raundit të 16-të në Ligën e Evropës.
‘Londinezët’ zhbllokuan të parët sfidën, kur qendërmbrojtësi William Saliba u gjend mjaft mirë në zonë duke realizuar me kokë pas një rivënie nga këndi në minutën e 22-të.
Në një situatë ‘Deja Vu’ u barazua rezultati nga mysafirët në minutën e 36-të, kur qendërmbrojtësi tjetër realizoi po ashtu me kokë, përmes rivënies nga këndi, rezultat 1-1 me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 55-të, Paulinho i dha avantazhin për herë të parë skuadrës së tij, duke e përmbysur rezultatin në 2-1 në të mirë të tyre, por ky gëzim zgjati vetëm 7 minuta, pasi një autogol nga Morita bëri që të barazohen shifrat në minutën e 62-të, pas një topi të cilin e nisi Granit Xhaka.
Rezultati në fund u mbyll me barazim 2-2, teksa Arsenali do ta mirëpresë Sportingun në ndeshjen kthyese në Londër një javë më vonë, aty ku edhe do të përcaktohet skuadra që kualifikohet në çerekfinale.
Pas ndeshjes ka folur pjesëmarrësi i golit të dytë të skuadrës, Granit Xhaka i cili sonte ishte në cilësinë e kapitenit, në mungesë të Martin Odegaard.
Xhaka ka pranuar se e kanë ditur se do të jetë një skuadër e vështirë, por ka theksuar se do të sigurohen që ta kryejnë punën në Londër.
“E dinim para ndeshjes se është e vështirë të luash këtu. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër një ekipi portugez, ata janë të disiplinuar, të ashpër dhe kanë lojtarë të mirë teknikisht, por ne duhet të marrim një barazim 2-2 dhe ta përfundojmë ndeshjen në Londër”, tha ai për BBC.
Ndeshja e ardhshme e Arsenalit tani është në Premier League, ku i shkon si mysafir skuadrës së Fulhamit të dielën me fillim nga ora 15:00.