Granit Xhaka ka dhënë një intervistë së fundi për gazetën zvicërane ‘NZZ’, ku ka folur për ish skuadrën e tij dhe ekipin e tij aktual, Bayer Leverkusen.
Xhaka ka thënë se koha e tij në Arsenal kishte përfunduar, dhe kështu ai vendosi që të largohej.
“Koha ime në Arsenal kishte mbaruar kështu që vendosa të largohem. Mund të punosh në paqe në Leverkusen”, deklaroi ai.
Ndër të tjerash ai ka thënë se te Leverkusen nuk ka ndonjë kaos, dhe se te ish klubi i tij, Arsenal, presioni ishte i ndryshëm.
“Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Te Arsenali presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta pasi kemi potencial të madh në ekip”, tha Graniti për NZZ.