Granit Xhaka zbuloi se i ka kërkuar Arsenalit nëse ata mund të ftojnë tifozët në terrenin stërvitor në mënyrë që të shohin se sa fort stërviten lojtarët e Mikel Artetës.
Ideja është ajo që është diskutuar brenda në Arsenal, megjithëse pandemia e Covid është një zhvillim që pengoi çdo plan për të hapur dyert e ‘London Colney’ për publikun.
Kufizimet e aksesit në lidhje me lejen e planifikimit që iu dha Arsenalit për qendrën e tyre të stërvitjes dhe gjithashtu vështirësia në gjetjen e kohës së përshtatshme, me nevojën për të mbajtur të fshehtë informacionin taktik, janë ndër pengesat e tjera.
Nuk është e pazakontë që klubet të mbajnë seanca stërvitore të hapura një herë në stadiumet e tyre, por Xhaka mendon se aksesi i rregullt në terrenet e tyre stërvitore do të ishte një përvojë e vlefshme për tifozët që marrin vetëm një vështrim të vogël në jetën e futbollistëve.
Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbach Xhaka tha: “Njerëzit që nuk na shohin në stërvitje, për shembull, nuk e shohin se sa shumë po punojmë në stërvitje. Na shohin vetëm në 90 minuta. Të gjithë kanë një ditë të mirë dhe të keqe.
Kjo është arsyeja pse fola edhe me klubin se “pse nuk mund t’i sjellim tifozët ndoshta një herë në javë që të na shohin se si stërvitemi?”
Nuk është se po vijmë këtu për të humbur kohën tonë dhe pasi të mos na interesojnë 90 minutat. Ne kujdesemi më shumë se sa mendojnë njerëzit.
Unë dhe Aaron [Ramsdale] për shembull nuk mund të flemë pas ndeshjes kur humbasim. Nuk ka rëndësi nëse jemi në shtëpi apo mysafir.
Por këtë askush nuk mund ta shohë. Kjo më bën shumë të zhgënjyer dhe shumë të trishtuar që pas kësaj njerëzit fillojnë të flasin, ”nuk keni dhënë gjithçka për klubin, ju bëni atë, ju bëtë këtë…
“Por është kaq e vështirë në Angli të sjellësh njerëzit në terrenin stërvitor. Në Gjermani është ndryshe, ke dy, tre, katër mijë njerëz dhe vijnë çdo ditë’, ka deklaruar Xhaka.