image Xhaçka pasi Kosova kaloi fazën e parë të anëtarësimit: Lajm i shkëlqyer nga KiE

Politikë

Xhaçka pasi Kosova kaloi fazën e parë të anëtarësimit: Lajm i shkëlqyer nga KiE

news image

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e ka quajtur lajm të shkëlqyer vendimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të KiE-së kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Xhaçka e ka quajtur si hap të rëndësishëm kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në KiE, që Kosova të marrë vendin e merituar në Këshill.

“Lajm i shkëlqyer nga Këshilli i Evropës! Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Asamblesë Parlamentare për të dhënë mendimin e saj”, shkruan ministrja Xhaçka në Twitter.

“Një hap i parë, i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill!”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/