image Xavi takohet me drejtuesit e Barcelonës, kërkon transferimin e futbollistit të njohur

Futboll

Xavi takohet me drejtuesit e Barcelonës, kërkon transferimin e futbollistit të njohur

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi po planifikon që ta forcojë pjesën e sulmit të skuadrës së tij andaj edhe ka zhvilluar takim me drejtuesit e klubit.

Sipas mediave spanjolle, Xavi ju ka bërë të ditur drejtuesve se po synon transferimin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.

Në anën tjetër te skuadra italiane po synojnë që ta mbajnë Moratan në klub deri në fund të sezonit.

Kurse, Barcelona është duke u përballur me probleme për shkak të lëndimeve dhe largimeve nga klubi.

/Gazeta Sinjali Sporti/